Romela Begaj historike, dy medalje në Amerikë

Romela Begaj nderon Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, që po zhvillohet Anaheim, në Shtetet e Bashkuara në Amerikës.

Një mrekulli për sportisten 31-vjeçare, por edhe për Shqipërinë, që fiton një medalje ari pas 45 vitesh, sepse Begaj fitoi të artën në shkëputje, ndërsa në dygarësh u rendit e dyta, pas kolumbianes Leidi Jesenia Solid Arboleda.

Në shkëputje Begaj kreu 3 prova perfekte dhe ngriti 107 kg (rekord personal), ndërsa në shtytje ngriti 125 dhe 128 kg (rekord personal), por kur provoi 131 kilogramët, nuk ia doli dhe pësoi një dëmtim serioz në shpinë, duke mbetur e shtrirë në tokë dhe duke u larguar me ndihmën e stafit të saj. Një sakrificë e madhe për Begajn, që kishte dhimbje që më herët, por tentoi të pamundurën, pasi në provën e fundit kërkoi të siguronte vendin e parë, që ia mori Solis Arboleda, e jashtëzakonshme në shtytje, me 135 kg.

Gjithsesi, medalje e argjendtë në dygarësh, një arritje madhështore për Begajn, që shkruan emrin e vet me germa të arta në historinë e peshëngritjes sonë. Me 235 kg në dygarësh, Begaj theu çdo rekord të vetin dhe kap kulmin e karrierës së vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *