Murinjo po kalon jo pak kohë te Roma, teksa përveç punës me ekipin e parë po ndjek edhe ndeshjet e të rinjëve. Portugezi është parë në ndeshjen kundër Fiorentinës U-19 së bashku me ndihmësin e tij, Nuno Santos.
Trajneri i Romës U-19, Federico Guidi ishte i pezulluar. Kështu Murinjo shfrytëzoi mundësinë dhe hyri në dhomën e zhveshjes në pjesën e parë për të motivuar futbollistët e Romës që po humbisnin 0-1.
“Do të doja të shihja më shumë intensitet dhe ritëm, duhet të jesh më agresiv sepse mbrojtja e Fiorentinës është më e dobët dhe mund t’i mposhtni. Mendoj se pjesa e dytë do të jetë ndryshe, besoj te fitorja”, u ka thënë lojtarëve mes të tjerash Murinjo. /Sport Ekspres/