Roma tenton mrekullinë, Barça do sërish fitore!

 

Të besuarit e Di Françeskos do të hidhen në sulm për të tentuar mrekullinë në “Olimpico”. Valverde kërkon sërish fitoren ndaj verdhekuqve

Roma pret sonte në “Olimpico” Barcelonën për ndeshjen e kthimit në kuadër të fazës çerekfinale të Champions-it. Rezultati 4-1 i ndeshjes së parë ka “vrarë” ëndrrën e tifozëve roman për të parë ekipin e tyre në gjysmëfinale të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit evropian, por ky sport përgjatë historisë së tij më shumë se 100-vjeçare ka njohur çudira edhe më të mëdha. Një gjë është e sigurt, lojtarët e Romës nuk do të jenë të vetëm në përballjen ndaj gjigantëve katalanas, pasi në mbështetje të tyre do të vihet një stadium të tejmbushur me 60000 tifozë verdhekuq. Nga ana tjetër miqtë nga Spanja vijnë të qetë falë rezultatit të ndeshjes së parë dhe me një Mesi të “karikuar” mbas një tripletës së golave të shënuar ndaj Leganesit në fundjavë.

Di Françesko

Gjatë daljes për shtyp, trajneri i Romës, Eusebio Di Françesko, i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të gazetarëve në sallë. Tekniku italian konfirmoi se impenjimi për këtë ndeshje do të jetë maksimal, pavarësisht faktit që në fundjavë verdhekuqtë do të ndeshen me Lacion në një sfidë shumë të rëndësishme për fatet e sezonit të të dyja skuadrave: “Nesër do të luajnë lojtarët më të mirë. Duhet që djemtë të japin gjithçka për të nderuar fanellën e Romës”. Kur u pyet nëse besonte në një përmbysje të rezultatit, 48-vjeçari tha: “Në futboll nuk i dihet asnjëherë. Është normale qe të besojmë në përbysje. Do të jetë shumë e vështirë, por pse të mos e provojmë. Jemi një skuadër që mund t’i hapi telashe çdo ekip, pavarësisht emrit të kundërshtarit. Në ndeshjen kundër Leganesit, Mesi shënoi tri gola, ndërsa ne arritëm ta bllokojmë atë. Barcelona ka treguar se nuk luan mirë në transfertë, do mundohemi ta shfrytëzojmë këtë gjë”, përfundoi italiani.

VALVERDE

Tekniku i skuadrës “Blaugrana”, Ernesto Valverde, foli para gazetarëve për sfidën që pret ditën e sotme në “Olimpico”.

NDESHJA

“Pres një ndeshje të ngjashme më atë që u zhvillua në Barcelonë, por kësaj radhe do të ketë akoma dhe më shumë intensitet në lojë. Kur je në avantazh të duhet patjetër të shënosh golin e parë, prandaj pres një Romë shumë luftarake që në fillim të lojës. Duhet të jemi sa më të përqendruar”

HUMBJE APO FITORE?

“Sigurisht që mund të humbim, por besoj se kemi më shumë shanse të fitojmë. E dimë që Roma është një skuadër shumë e mirë në mbrojtje, por në jemi një ekip i madh me shumë lojtarë cilësorë që mund të mundim çdo ekip”

BLLOKIMI I MESIT

“Çdo skuadër e çdo trajner, përpiqet të bllokojë pikat më të forta të kundërshtarëve. Pika jonë e fortë, natyrisht është Mesi, dhe kundërshtarët tanë i kushtojnë rëndësi të veçantë duke e markuar shpeshherë më dy lojtarë, madje disa herë dhe me më shumë. Në ndeshjen e kaluar mbrojtësit e Romës bënë një punë të mirë me Mesin, por Leo është një lojtar që arrin të bëhet vendimtar për fatin e takimit edhe kur nuk shënon gol si në rastin e golit të parë. Në ndeshjen e nesërme duhet të tregohemi të kujdesshëm ndaj Xhekos”, përfundoi tekniku spanjoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online