Roma nuk e ka më në plane për të ardhmen, Marash Kumbulla mund të kalojë te ekipi i sapo ngjitur në Serinë A

Marash Kumbulla është në mesin e lojtarëve që pret me interes të ardhmen e tij në këtë merkato vere. Duket se ka pak mundësi që mbrojtësi shqiptar të vazhdojë me Romën. Historia rrodhi në këtë mënyrë, që të mos kishte “fund të lumtur” dhe të ardhme për mbrojtësin shqiptar në këtë klub, pavarësisht se shkoi si një përforcim i madh nga Verona.

Dëmtimet e lanë shumë mbrapa dhe tani duket se Roma do ta shesë lojtarin e Kombëtares për të hapur vend për blerje të reja. Sipas “La Gazzetto dello Sport”, Parma ka shprehur interesimin për këtë futbollist. Këta të fundit po ndjekin me vëmendje situatën e Kumbullës dhe në ditët në vazhdim mund të bëjnë një ofertë zyrtare për të. /Sport Ekspres/