Roma ka siguruar finalen e dytë radhazi në Europë mbrëmjen e djeshme. Skuadra italiane është kualifikuar në finalen e Ligës së Europës, por Marash Kumbulla nuk mund ta shijonte nga afër këtë sukses. Mbrojtësi shqiptar pësoi një dëmtim që do e lërë gjatë jashtë fushave, çka bëri që ky sezon të përfundonte përpara kohe për të.
Megjithatë, shokët e ekipit nuk e kanë harruar Kumbullën. Kualifikimi në finale i dedikohet pikërisht atij. Roma ka pozuar përpara aparatit fotografik me fanellën me numër 24 të lojtarit të Kombëtares shqiptare në dhomën e zhveshjes, duke e bërë në këtë mënyrë pjesë të suksesit të tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/