Mourinho është trajneri më i ri i Romës, i cili me eksperiencën e tij do të kërkojë të arrijë sa më lart me këtë skuadër. Në mënyrë që ta kënaqnin plotësisht trajnerin portugez, drejtuesit e Romës i premtuan t’ia bënin prezantimin në ndërtesën legjendare “Colosseu”.
Megjithatë përgjigja negative ka ardhur nga autoritetet lokale, të cilët për arsye burokratike nuk e kanë lejuar këtë event madhështor. Kështu prezantimi i Mourinhos do të bëhet në stadiumin e Romës “Olimpico”. Të pranishëm do të jetë dhe një pjesë e mirë e tifozëve, pasi me rregullin e ri të qeverisë italiane, në stadiume do të lejohet 25% e ulëseve të stadiumit./Sport Ekspres/