Sërish polemika në Vlorë në lidhje me gjykimin, aq sa tani po nis të mos u bëjë më përshtypje. Megjithatë, i ka bërë përshtypje Roland Luçit, i cili në përfundim të Flamurtari-Skënderbeu 1-1, ka komentuar në Facebook: “Ndoqa një ndeshje të nivelit te larte kundërshtarësh të denjë. Por si shpesh diçka stonon. Kudo arbitrat gabojnë, përveçse në Shqipëri, ku çdo veprim e kane te ndërgjegjshëm, dhe sidomos të kalkuluar. Nuk dha një penallti dhe sidomos duke anuluar golin e rregullt te Flamurtarit pak minuta para përfundimit, iu hap rruga Skënderbeut të merrte pikë në Vlorë, dmth në vend të 2-0, Flamurtari -Skënderbeu përfundoi 1 – 1.
Pak më vonë ish-kryebashkiaku vlonjat Shpëtim Gjika postoi një mesazh poshtë atij të Luçit: “Shumë i saktë Landi, në një ndeshje të tille, e vetmja gjë që stonoi, ishte gjykimi! Nje arbitër kryesor shumë nën nivelin e sfidës, dhe një anësor i cili e ka “zanat te vjetër” këtë lloj marifeti!
Nje fitore e Flamurtarit sot, veç mire do t’i bënte edhe kampionatit, edhe Skënderbeut”.
Sa bukur lehni,pavaresisht se nuk jeni qener race
Po per golin jashteloje te Flamurtarit dhe penalltine e padhene ndaj Soue,kini ndonje koment?