Leicester duket se i rikthehet kohes së lavdishme kur u shpall kampion, gjatë kohës që drejtoheshin nga Ranieri. Pas fitores të çmendur 0-9 ndaj Southampton, korri nje sukses edhe në fushën e vështirë të Crystal Palace. Arkitekti i këtij ekipi të bukur është Brendan Rodgers, i cili më parë ka qenë dhe trajneri i Liverpool.
Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 57 nga futbollisti turk Caglar Soyuncu, ndërsa goli i dytë u realizua nga i përhershmi Jamie Vardy. Fitore kjo që e ngjit skuadrën e “dhelprave” në vendin e tretë me pikë të barabrta me Chelsea-n e Lampard, dhe dy pikë larg ndaj të vendit të dytë që mbahet nga ekipi i Guardiolës.
Është mirë të shikosh ekipe që nuk shpenzojnë shumë para dhe luajnë futboll kaq të bukur, gjithashtu të mos ndihen asnjë herë inferiore ndaj skuadrave më të mëdha. Për këtë ka meritë padyshim edhe trajneri aktual , Brendan Rodgers. /Sport Ekspres/