Vllaznia-Tirana është sfida e nesërme që do të luhet në Loro Borici. Kjo është ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave në Superiore që do të ketë vëmendje të veçantë. Rivaliteti mbetet vetëm në fushën e blertë, pasi jashtë saj, futbollistët kanë gjetur kohë për t’i dhuruar sadopak dashuri të moshuarve me Fondacionin Firdeus.
“Futbollistet e Vllaznise dhe te Tiranes Balaj, Bekaj, Gurishta, Hasani, Mala, Deliu para clasikes se futbollit i sherbejne te moshuarve ne Shtepine e Fondacionit Firdeus ku per te moshuarit me plot dashuri eshte cdo gje eshte falas. Nje ndeshje qe ka fituar simpatine qe pertej futbollit di te dhuroje”, shkruhet në njoftim. /Sport Ekspres/