Rivali i Tiranës në Conference League i frikshëm në merkato, gati të prezantojë 5 afrime të reja

Dinamo Batumi po punon në merkaton e verës, duke sjellë prurje të shumta në numër. Ata kanë arritur që të sigurojnë Giorgi Tsitaishvili, një sulmues 22-vjeçar që vjen si huazim nga Dinamo e Kievit.

Tsitaishvili nuk ka kaluar një moment të mirë në kohët e fundit, megjithatë është një rrezik i madh pasi konsiderohet lojtar me shumë potencial dhe ka luajtur me Kombëtaren A të Gjeorgjisë. Përveç këtij emri, te Dinamo Batumi janë gati që të zytarizojnë këto pesë lëvizje:

“Roin Kvasyadze (portier), Levan Kharabadze (mbrojtës i majtë), Vitinho (mesfushor), Nikolay Kifiani (mesfushor) dhe Tsotne Fatsatsia (mesfushor)”. Megjithatë nëse flasim për merkaton e verës, te Tirana nuk janë më mbrapa duke marrë të gjithë lojtarët cilësorë në qarkullim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *