Tirana do të përballet në Conference League kundër Dinamo Batumit. Një transferim me të cilin të gjithë krenohen ishte ai i Khvicha Kvaratskhelia. Ky futbollist ishte pjesë e ekipit në Gjeorgji dhe u kthye shpejt një yllin e Serisë A. Tani e duan të gjithë në Europë, por shifra e këtij lojtari për t’u transferuar është e papërballueshme.
Nga krahu tjetër, te Dinamo Batumi krenohen që ky lojtar ka dalë prej tyre. Madje në një intervistë të fundit, presidenti i Dinamo Batumit është shprehur se po punon për të realizuar një miqësore me Napolin pasi tfiozët e skuadrës gjeorgjiane e dashurojnë ekipin e Serisë A për shkak të Kvaratskhelia. /Sport Ekspres/