Rivali i Partizanit i shënon 13 herë kundërshtarit në Kupë, kualifikohet me festival golash

Partizani do të përballet me Bate Borisovin në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Skuadra bjelloruse është në aktitet e sipër, megjithëse në kampionat nuk po kalon një periudhë pozitive. Por situata paraqitet ndryshe në Kupë.

Rivali i Partizanit ka siguruar kualifikimi në raundin pasardhës me festival golash. Bate Borisovi i ka shënuar plot 13 herë kundërshtarit dhe ka mbajtur rrjetën të paprekur. Klubi i njohur bjellorus kishte përballë Miorin, i cili është një ekip që militon në ligën e tretë në Bjellorusi. Diferencat mes këtyre dy skuadrave janë të mëdha dhe kjo u dallua qartë në rezultatin 0-13 që përfundoi kjo ndeshje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *