Rivali i mundshëm i Tiranës planifikon transferimin e bujshëm, bën ofertë për Kutinjon

Tirana do të përballet me Dinamon e Batumit në turin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës. E në rast kalimi me sukses të këtij turi e pret klubi i madh turk, Beshiktashi. Për të mos mjaftuar emri i rëndë dhe historia që mban me vete, gjigantët e Stambollit kanë planifikuar transferimin e bujshëm në këtë verë.

“Milliyet” raporton se Beshiktashi kërkon të veshë bardhezi Filip Kutinjon. Klubi turk ka ofruar 8 milionë euro në adresë të Aston Vilës për huazimin e ish-sulmuesit të Liverpulit dhe Barcelonës. Një transferim që do të ishte një dhimbje koke e shtuar për Tiranën nëse kalon turin e parë në Ligën e Konferencës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *