Ritëm i rrallë te Kukësi-Partizani për një ndeshje të Superiores, por ka rekord kartonësh me 8 të dhënë në 31 minuta në “finalen” e jashtëzakonshme

Partizani po arrin që të fitojë me shifrat 2-0 ndaj Kukësit në transfertë. Një finale e vërtetë për një biletë në Europë është duke u zhvilluar në “Kukës Arena”. Me një stadium thuajse të tejmbushur, atmosfera e krijuar është e jashtëzakonshme.

Por për herë të parë kemi edhe një ritëm të jashtëzakonshëm të ekipeve në fushën e lojës, si rrallëherë për një ndeshje të Superiores. Një 45 minutësh ku lojtarët nuk kanë ndaluar asnjëherë së luajturi, për të mos kursyer asgjë nga energjitë e tyre.

Partizani ka qenë mbreslënës me dy gola të arritur, me traversën e goditur në nisje të ndeshjes dhe me një rast të artë që Skuka nuk arriti ta finalizonte. Nga ana tjetër Kukësi ka nisur disa tentativa drejt portës së Partizanit, por asnjëherë nuk vendosi në vështirësi Hoxhën.

Në fushën e lojës nuk ka munguar as tensioni i madh mes lojtarëve. Jo pak, por 8 lojtarë janë ndëshkuar me të verdhë, duke përfshirë edhe Dragoshin në stol. Një përplasje nisi në fushë mes dy vëllezërve Taipi, Malës dhe Belicës. Dragoshi hyri nga pankina në fushë dhe të gjithë këta futbollistë janë ndëshkuar me të verdhë. Ndërkohë Hadroj, Stenio Junior dhe Ndreca kanë marrë kartonë të verdhë për faullet e shkaktuara deri në minutën e 31 të takimit, që përbën një rekord me vete. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online