UEFA dhe Conmebol kanë vendosur sot zyrtarisht se do të kemi një Kupë të re që do të jepet në nivelin e Kombëtareve. Bëhet fjalë për fituesin e Europianit që do të përballet me atë të Amerikës së Jugut, për të përfaqësuar Superkupën e Botës.
Pra duke nisur nga sezoni që lamë pas, Italia do të përballet ndaj Argjetinës. Kjo ndeshje do të zhvillohet në qershor të vitit 2022, ndërsa do të vendoset edhe sa i përket stadiumit që do të luhet përballja në ditët në vijim. Interesi ishte i madh për të pasur përballje të tilla duke ditur se futbolli më i mirë zhvillohet në Europë dhe në Amerikën e Jugut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/