Shqipëria U-21 do të përballet në datën 15 tetor ndaj Kosovës U-21, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Një ndeshje shumë e rëndësishme për kuqezinjtë e vegjël, që kërkojnë të mbajnë sado pak ndezur shpresën për të qenë sa më në garë në këtë grup.
Megjithëse situata aktuale nuk është aspak e mirë, pasi në 4 ndeshje janë grumbulluar vetëm 2 pikë. Më poshtë keni edhe publikimin e listës zyrtare për këtë takim, që ka ardhur nga ana e trajnerit Alban Bushi. Kështu është thirrur Qardaku i Bylisit, por edhe Enis Cokaj i Lokomotiva Zagreb mes disa risive. Sa i përket Armando Brojës, pritet të jetë edhe në listën e pritjes për Shqipërinë që drejtohet nga Reja. /Sport Ekspres/