United Sezoni i Premier Ligës filloi të shtunën e kaluar, teksa vetëm katër skuadra nuk morën pjesë në javën e parë. Manchester City, Aston Villa, Crystal Palace dhe Manchester United. Kampionia në fuqi e Anglisë e filloi mirë sezonin e 2020/2021 duke arritur të marë 3 pikë të vlefshme në një ndeshje mjaft të vështirë ndaj Leeds.
Nga ana tjetër Arsenal dhe Chelsea zhvilluan një performancë të shkëlqyer duke e bërë mjaft interesant këtë kompeticion. Ish mbrotjësi i Manchester United ka bërë një parashikim mbi fituesen e mundshme të Premier Ligës, duke theksuar se TOP-4 e kampionatit do të ngelet e pandryshuar. Megjithatë ndryshe nga dëshira e tifozëve të Manchester United për ta fituar me patjetër Premier Ligën, anglezi mendon se në fund Manchester City do të kurorëzohet si kampion.
“Jam i mendimit se 4-shja kryesore nuk ndryshon. Por si fitues shikoj Manchester City. Kjo është renditja ime TOP-4. Man City, Liverpool, Manchester United, Chelsea”- u shpreh Ferdinand./Elio Hajdari-Sport Ekspres/