Ekskluzive/ Keidi Bare në Itali? Mësohet e vërteta, gati zyrtarizimi i marrëveshjes

Nga Klaudio Ndreca

Keidi Bare është një nga emrat më të përfolur të legjionarëve shqiptarë sa i përket merkatos së verës. Ku do të kalojë mesfushori shqiptar? Enigma vazhdon dhe është shtuar së tepërmi pasi në media është përfolur për ekipet të Serisë A si Parma dhe Udineze, por edhe tre klube nga Serisë B që kërkojnë shërbimet e lojtari kuqezi.

Jo më kot, pasi produkti i Atletiko Madridit ka shkëlqyer te Malaga dhe Kombëtarja e Shqipërisë, duke u kthyer menjëherë në faktor të rëndësishëm. “Sport Ekspres” mëson nga burime të sigurta se Bare nuk do të shkojë në Itali, pavarësisht jehonës së fundit. Java e ardhshme do të jetë vendimtare dhe sipas të gjitha gjasave do të vijë zyrtarizimi që do të vendosë të ardhmen e karrierës së Bares, duke mbetur sërish në Spanjë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online