Rio Ferdinand e quan Marokun të vje.dhur, ish-mbrojtës: Përse nuk u dha penallti? Është e pabesueshme

Maroku është eliminuar në gjysmëfinale pas një humbjeje 0-2 kundër Francës. Ndeshja pati një moment të dyshimtë në minutën e 27, kur pas një kontakti mes Teo Hernandezit dhe Bufalit, ky i fundit është ndëshkuar me karton të verdhë.

Një vendim që sipas Rio Ferdinandit është i gabuar. Ish-mbrojtësi ka thënë se aribtri duhet të akordonte penallti për Marokun, të cilët në këtë rast duhet të ndihen të vj.edhur.

“Mendoj se ishte penallti. Në çdo pjesë tjetër të fushës do të ishte dhënë penallti në favor të Marokut. Kështu që përse nuk e dha penallti? Dukshëm nuk ishte një karton i verdhë për Bufalin. Është e pabesueshme”, ka deklaruar Rio Ferdinandi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *