Rinovimi si dhuratë për Krishtlindje, Donaruma i jep fund lojërave dhe pranë akordit me Milanin

Pushimi për ekipet kombëtare mund të jetë koha e duhur për të shpejtuar negociatat në lidhje me rinovimin e kontratave. Milani ka dy probleme kryesore, zgjatja e kontratës e Donnarumës dhe Hakan Calhanoglu. Në këtë moment që flasim, “djalli” është shumë larg arritjes së marrëveshjes me turkun, pasi ky i fundit kërkon një rritje page masive, gati në 2 fishin e asaj që përfiton aktualisht. Nga ana tjetër, përkundër thashethemeve të shumta, duket se portieri Gigio Donnaruma e ka vendosur të ardhmen e tij, të qëndrojë në Milano.

Gazeta “Calciomercatto“ shkruan se Gazidis dhe Maldini janë shumë afër marrëveshjes me agjentin Mino Raiola, për një rritje të pagës prej 1 milionë euro. Një rinovim i kontratës së gardianit kuqezi pritet të vijë përpara Krishtlindjeve, vetëm pritet mbyllja e çështjes së klauzolës së lojtarit, teksa Milani po përpiqet ta bindë Mino Raiolën për ta hequr si opsion sepse sipas drejtuesve ai është i pashitshëm./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *