Nuk ka fitore as këtë herë për De Biasin, sulmi i Azerbajxhanit ka harruar shijen e golit

Xhani De Biasi nuk po ia del të kthejë në shinat e duhura skuadrën e Azerbajxhanit. Në këto 5 takime të luajtura skuadra e tij ka arritur që të grumbullojë vetëm 5 pikë në Ligën e Kombeve. Pas një humbjeje dhe një barazimi në dy ndeshjet e fundit, fitorja nuk vjen as këtë herë për trajnerin italian.

Azerbajxhani ka marrë barazimin e dytë radhazi me shifrat 0-0, ndërsa përballë kishte Malin e Zi. Sulmi i Kombëtares azere ka harruar shijen e golit në këtë edicion të Ligës së Kombeve, teksa kanë shënuar vetëm 2 herë. Madje fitorja e 8 shtatorit kundër Qipros shënon edhe ndeshjen e fundit kur ekipi i udhëhequr nga De Biasi ka gjetur rrugën e rrjetës.

Ish-kreu i pankinës së Kombëtares shqiptare ka përpara takimin e fundit, atë kundër Luksenburgut, ku do të përpiqet të sigurojë qendrimin në Ligën C edhe për sezonin e ardhshëm. Momentalisht azerët mbajnë vendin e 3-të me vetëm 1 pikë më tepër se Qipro e pozicionuar në fund të renditjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online