Rinovimi i Rejës mbetet një pikëpyetje, Rei Manaj e vlerëson maksimalisht: Më i miri

Shqipëria e përfundoi grupin në Ligën e Kombeve në vendin e tretë, duke zhgënjyer shumë tifozë. Barazimi i mbrëmshëm me Islandën ishte i papranueshëm për opinionin sportiv, duke ditur faktin se kundërshtarët luajtën me 10 lojtarë që nga minuta e 10 e takimit. Pas këtij edicioni në Ligën e Kombeve, rinovimi i Edi Rejës vihet në pikëpyetje.

Të shumtë janë ata që kërkojnë largimin e tij, duke e cilësuar fajtor për rezultatet e fundit të Kombëtares. Por duket se lojtarët e mbështesin trajnerin italian. Rei Manaj ka shpërndërë mbrëmjen e djeshme postime në “Instagram“ duke ndjekur kuqezinjtë. Sulmuesi shqiptar ka ndarë me ndjekësit imazhin e Rejës gjatë ndeshjes, teksa shkruan: “Më i miri“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online