Rinis Botërori, është dita e Mesit dhe Ronaldos

Pas një dite pushim, rinis Kupa e Botës dhe tani e tutje nuk ka më hapësirë për gabime dhe për llogari.

Nis në orën 16.00, me sfidën mes Francës së Antuan Grizmanit dhe Argjentinës së Lionel Mesit. Talent pa fund në krahun francez, krenari dhe eksperiencë në krahun “Celeste”, ku është ringjallur entuziazmi pas fitores së vuajtur ndaj Nigerisë.

4-2-3-1 Descamp, me Zhiru sulmues qendror, 4-3-3 Sampaoli, me Mesin mbështetur nga Di Maria e Pavon, edhe pse ekziston mundësia që të luhet me formacionin e ndeshjes së fundit, me Higuain në fushë.

FRANCË-ARGJENTINË, ora 16

Francë (4-2-3-1): Lloris; Pavard, Varane, Umtiti, Hernandez; Kanté, Pogba; Mbappé, Griezmann, Matuidi; Giroud.

Argjentinë (4-3-3): Armani; Mercado, Otamendi, Rojo, Tagliafico; Perez, Mascherano, Banega; Pavon, Messi, Di Maria.

 

RONALDO KUNDËR URUGUAIT – Pasi të zbresë në fushë Mesi, bota do të kthejë sytë nga Ronaldo dhe Portugalia e tij. Ylli i Realit ka shënuar 4 gola në këtë Kupë Bote, por humbi një penallti ndaj Iranit dhe mund të ishte fatale. Sot përballë është Uruguai, rival tepër i rrezikshëm, që i fitoi të tre ndeshjet në grup dhe ka një dyshe të frikshme sulmuese, Suarez-Kavani.

URUGUAI-PORTUGALI, ora 20

Uruguai (4-3-1-2): Muslera; Caceres, Gimenez, Godin, Laxalt; Nandez, Torreira, Vecino; Bentancur; Suarez, Cavani.

Portugali (4-4-2): Rui Patricio; Cedric, Pepe, Fonte, Guerreiro; Moutinho, Ë. Carvalho, Adrien, Joao Mario; Ronaldo, André Silva.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *