“Ringjallet” Abdurrahimi, rikthim në fushë pas tre muajsh

Besart Abdurrahimi është rikthyer të luajë për skuadrën e Hermanshtad në Rumani pas një mungese 3 mujore. Ish-sulmuesi i Partizanit u aktivizua gjatë fillimit të pjesës së dytë në takimin e Kupës kundër Vitorulit.

Me hyrjen e Abdurrahimit në fushë, Hermanshtad shënoi dy gola duke çuar ndeshjen në 2 – 2, por më pas Vitorul shënoi sërish dhe ndeshja u mbyll me fitoren 3 – 2 të skuadrës së drejtuar nga legjenda rumune Haxhi.

Takimi i fundit i Abdurrahimit me ekipin rumun datonte më 25 nëntor të vitit të kaluar dhe që prej atij momenti, lojtari i përfaqësueses së Maqedonisë nuk kishte qenë më as i grumbulluar në stol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *