Rikthime dhe premio e dyfishuar, te Luftëtari tani “shënjestrojnë” Partizanin

Trajneri Lika shpreson ta ketë grupin të plotë. Xhekson dhe Rapo u dëmtuan në ndeshjen e fundit, por të shtunën pritet të jenë gati, ashtu si dhe Shkurtaj

Gëzim Beqiri

Fitorja ndaj Kamzës dihej se do të ishte e vështirë për Luftëtarin. Futbollistët e tij shpenzuan shumë energji në atë ndeshje, në fund të së cilës u pa qartë se disa prej tyre mbetën për pak çaste ne fushë. Pritej një lojë shumë e luftuar, sepse edhe Kamza kërkonte fitoren për vet pozitat që ka në klasifikim. ”Ishim përgatitur dhe i kisha motivuar futbollistët, duke e ditur që Kamza ndaj nesh do të bënte presing. Kështu ndodhi, loja u zhvillua me shumë faulle në mesfushë, ku veç luftës sportive ishte edhe terreni që ndikoi. U pa qartë sa herë Bregu dhe Abazaj ishin në zotërim të topit, kur kishin përballë shumë mbrojtës, siç vepruam edhe ne ndaj Plakut. Ishte kjo mënyrë loje që kishte shumë aksione sulmuese, por me pak gjuajtje në portë. Pas golit tonë Kamza u hap më shumë dhe na la hapësirë”, – ka theksuar trajneri Hasan Lika. Ishte një fitore shumë e rëndësishme për Luftëtarin, pasi kaloi rivalët dhe ka më shumë shanse për në kupat e Europës. Gjirokastritët shpresojmë të mbajnë këtë ritëm dhe nuk është rastësi që ata kanë 11 ndeshje pa humbje në kampionat. Në këtë moment ekipi duhet të largojë euforinë, që ndoshta vendi i katërt e shton vetvetiu.

PARTIZANI – Ndeshja e radhës për Luftëtarin është me Partizanin në kryeqytet dhe kjo do të jetë një provë shumë e vështirë. Në këtë moment, dy ekipet janë rivalë për një vend në Europë dhe të kuqtë kanë avantazhin e fushës. Për këtë ndeshje mjaft të vështirë trajnerit Lika i kthehet sulmuesi Vasil Shkurtaj, i cili mungoi ndaj Kamzës. Në ndeshjen e fundit Luftëtari u detyrua të bënte dy ndërrime të detyruara, mbrojtësin Xhekson dhe mesfushorin Rapo, por shpresohet që deri të shtunën, kur do të luhet ndeshja me Partizanin, të dy të jenë gati. “Karakteristikë e lojës sonë është se luajmë njëlloj ndaj çdo kundërshtari dhe  kundërsulmojmë rrezikshëm, ashtu siç e ka pasur traditë në historinë e vet Luftëtari”, – ka thënë shpesh trajneri Lika.

Dyfishohet shpërblimi për fitore në kryeqytet

Brenda kësaj jave futbollistët e Luftëtarit do të përfitojnë shpërblimin e premtuar nga presidenca në lidhje me fitoret e fundit ndaj Flamurtarit dhe Kamzës. Nuk është thënë sa është  shuma e dy shpërblimeve të fundit, por tani që ekipi gjirokastrit ka marrë vendin e katërt, për t’i motivuar edhe më shumë futbollistët, drejtuesit kanë menduar ta dyfishojnë shifrën për ndeshjen e së shtunës me Partizanin. Flitet se shpërblimi për këtë ndeshje do të jetë 10 mijë euro. Pas ndeshjes me Kamzën, në dhomat e zhveshjes së lojtarëve është futur edhe presidenti Grigor Tavo, i cili ka përshëndetur ekipin dhe ka lënë të kuptohet se do ta mbajë fjalën e dhënë. Mësohet gjithashtu se janë procedurat që po vonojnë shpërndarjen e shumës financiare të premtuar, por që merr më shumë vlerë para takimit me Partizanin. Nëse Luftëtari fiton në Tiranë, bëhet i “pakapshëm” nga skuadra kryeqytetase në renditje dhe ka më shumë mundësi për t’u përfaqësuar në Europë, që do të ishte një arritje historike për këtë ekip.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online