Rikthim si në kohët e arta? Armando Broja ngelet në Premier League, Southampton kërkon ta marrë në skuadër

Armando Broja po vazhdon stërvitjen me ekipin e Chelsea pas përfundimit të Europianit. Trajneri i ri i londinezëve ishte i interesuar për ta parë sulmuesin shqiptar nga afër dhe për t’i dhënë një shans në miqësoret përgatitore para sezonit të ri.

Por në rast se Broja nuk do të bëjë pjesë në planet e tij, ka shumë gjasa që të mbetet në Premier League. Së fundmi është Southampton që kërkon të rikthejë Brojën në ekip. Një eksperiencë e parë që rezultoi fantastike, ku sulmuesi shqiptar shpërtheu me gola në atë huazim.

Nga ana tjetër, Southampton është ngjitur sërish në elitë në këtë sezon dhe kërkon të përforcohet me këtë futbollist, duke i njohur më së miri vlerat e tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/