Rikthehet Skrapari, e konfirmon presidenti

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Skrapari është rikthyer në Kategorinë e Dytë. Lajmin e ka dhënë vetë presidenti i skuadrës, Hysen Caka, i cili dje për “Sport Ekspres”, ka pohuar: “Jemi aktualisht shumë të lumtur që institucioni i futbollit na riktheu të drejtën legjitime për të luajtur në Kategorinë e Dytë. Për këtë, duhet të falënderoj si drejtuesit më të lartë të futbollit shqiptar për mirëkuptimin e treguar, ashtu edhe interesimin e lartë të personazheve politike mjaft të larta që u interesuan për këtë rast dhe na rikthyen qetësinë. Unë personalisht kam garantuar një tjetër mbështetje të fuqishme për kampionatin e ri”, – përfundon biznesmeni dhe presidenti çorovodas Caka.

Edi Spahiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *