Mike Tyson do të rikthehet në ringun e boksit pas 15 viteve. Edhe pse në moshën 53-vjeçare, legjenda e boksit ka vendosur të testojë veten ndaj një legjende tjetër si Roy Jones Jr, i cili ështe i famshëm dhe për këngën madhështorëe, “Can’t be touched”, që është bërë edhe himni i vetë sportit të boksit. Mike Tyson është duke u stërvitur për ditë për për të tëra dhe forma e tij e trupit është fantastike.
Ditën e sotme, gazetari i dedikuar për MMA dhe boks, Ariel Helwani ka publikuar një foto të “hekurit”, ku vihen re muskujt e shumtë në trupin e tij. Edhe pse kjo ndeshje është një miqësore për të, Tyson është shprehur se ka gjetur motivimin brenda vetes dhe nuk do të ndalet vetëm me një sfidë. Megjithatë mbështetësit janë skeptikë për mënyrë sesi do të paraqitet ish-kampioni i peshave të rënda./Elio Hajdari-Sport Ekspres/