Rikthehet në shtëpi! Ish-futbollisti i Partizanit prezantohet në Kosovë: Jemi afër, unë kam pasaportë shqiptare

Sotiq Atanada ësht zyrtarizuar te ekipi i Prishtinës. Ish-futbollisti i Partizanit do të merrte një aventurë të re në Izrael, përpara se të rikthehet sërish në shtëpi. Këtë herë në Kosovë, por siç e cilëson edhe vetë lojtari nuk do të ketë shumë nevojë për ambientim pasi ka qenë më herët si pjesë e Partizanit.

“Unë si pjesë e këtij klubi pres të fitoj edhe më tutje eksperiencë duke rifilluar prej aty ku u transferova dhe shpresojë që do ti jap klubit mbështetjen time maksimale për të shkuar sa më lartë karrshi pritshmërive tona dhe unë do të isha krenar që unë bashkë me  shokët e ekipit të korrim sukses në këtë sfidë të re dhe kampionat të ri.

Jam tejet i lumtur që vi këtu sepse ndihem si në shtëpi ngase Kosova është afër Shqipërisë dhe siç e dini unë jam me pasaport Shqiptare dhe kisha eksperiencë të jashtëzakonshme gjatë qëndrimit tim atje, mezi pres që të takohem edhe me tifozët tanë, të cilëve dëshiroj të ju tregoj se çfarë jam i gatshëm të bëjë këtu për ekipin tonë, duke dhënë 100%-shin e kapacitetit tim, me punë dhe përkushtim”, tha Atanda. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *