Rikthehemi në errësirë, Skocia na shtyp!

Nuk ka mrekulli në Gllazgou, pasi Shqipëria është mundur me rezultatin 2-0. Skuadra e Kristian Panuçit është treguar jo vetëm e pafuqishme ndaj skuadrës nga Britania e Bashkuar, por dhe e frikësuar, pasi në pjesën e parë ishte shumë e “turpshme” dhe grupi që të provonte për të rrezikuar, aq sa porta e kundërshtarëve nuk u godit në asnjë moment në 45 minutat e para.

Ishte me fat skuadra kuqezi në pjesën e parë, pasi vendasit jo vetëm që ishin më kërkues dhe krijuan raste për shënim, por goditën edhe shtyllën me anë të Neismith, i cili nga brenda 5-metërshit ishte i pasaktë.

Thuhet se fati ndihmon më të mirin dhe në “Hampden Park”, vendasit ngulmuan derisa e gjetën golin e parë. Vetëm 2 minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë Robertson harkoi bukur nga e majta, Neismith provoi me kokë, por Gjimshiti e devijoi, por jo mjaftueshëm për të evituar golin. Edhe pse kuqezinjtë u zgjuan disi dhe nisën që të reagonin, por u ndëshkuan sërish, pas dy rasteve që patën si iniciator Balajn dhe Lilajn.

Nëse në rastin e parë nuk mori meritat e golit, pasi u quajt si autogol, Neismith u kujdes që këtë herë ta çonte vetë topin në rrjetë. Pas një harkimi sërish nga e majta, mbrojtja e Shqipërisë nuk largoi siç duhej dhe lojtari skocez festoi golin e dytë për skuadrën e tij.

Pas kësaj humbje, skuadra zbret në vendin e dytë në grupin e parë të Ligës C, ndonëse me pikë të barabarta me Skocinë. E vetmja gjë që mund të veçohet në këtë sfidë është pa diskutim tifozeria kuqezi.

Takimi i radhës për kuqezinjtë është më 10 tetor me Jordaninë në një ndeshje miqësore, ndërsa pas katër ditësh do të sfidojmë Izraelin në transfertë. Sfida e kthimit me Skocinë do të luhet në datën 11 nëntor.

LIGA E KOMBEVE

LIGA C, GRUPI 1

SKOCI 2-0 SHQIPËRI

Shënues: Gjimshiti (autogol) 47′,Naismith 68′

GOLI

47′ – Pas një harkimi nga e djathta nga Robertson është Neismith që godet me kokë, Gjimshiti devijon, por jo mjaftueshëm, pasi topi shkon në portën e Strakoshës.

68’ – Pas një harkimi nga e majta, nuk largohet siç duhet topi nga ana e kuqezinjve, pas tyre ishte Naismith, i cili me kokë nuk e kishte të vështirë që të dyfishonte rezultatin.

Skocia: MekGregor, Odonëll, Robertson, Sutar, Mulgru, Teirni, Mekgin, MekDonald (Armstrong 46′), Neismith, MekGregor (MekTominei 79′), Rasëll (Grifiths 70′). Trajner: MekLish. Të gatshëm: Gordon, Arçër, Patërson, Forest,  Snodgras, Xhek, MekTominei, Shini.

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Veseli (Mihaj 90+1), Gjimshiti, Binaku, Gavazaj (Prenga 46′), Xhaka, Lilaj, Ndoj (Manaj 67′), Memushaj, Balaj. Trajner: Kristian Panuçi. Të gatshëm: Berisha, Hoxha, Agolli, Basha, Mavraj, Lika, Kaçe, Guri, Hyka.

Kartonë të verdhë: Sutar 15′, MekDonald 18’/ Ndoj 64′, Prenga 80′, Memushaj 90+3′

_____________________________________________________________________________________________

Në ndeshjet e tjera të Ligës C,  në grupin 4, Mali i Zi ka marrë një fitore me shumë vlerë ndaj Lituanisë duke triumfuar, me rezultatin 2-0. Tani, fqinjët ndodhen në vendin e parë me katër pikë në kuotë të barabartë pikësh me Serbinë. Këta të fundit nuk kanë mundur të marrin më shumë se 1 pikë ndaj Rumanisë, e cila gjeti forcat të barazonte dy herë rezultatin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *