Derbi i kryeqytetit shkon përtej tre pikëve dhe këtu nuk po flasim vetëm për përjetimin e tifozëve. Një humbje apo fitore ndikon shumë edhe te vetë ekipet, që ndryshojnë “rrugën” në kampionat dhe renditje. I këtij mendimi është edhe trajneri i njohur, Agim Canaj. Ky i fundit është shprehur se Tirana ka ndikuar për ta zhytur në krizë Partizanit pas fitores në derbi. I ftuar në emisionin “Pressing”, Canaj është shprehur:
“Unë mendoj se arsyeja që ka ndikuar për krizën e Partizanit është vetëm derbi. Ajo humbje ka reflektuar shumë te ekipi. Po ta shihni është Partizani që është futur në krizë, ndërsa Tirana ka dalë prej atij takimi dhe ka bërë kthesën. Për mua ka ndryshuar pak edhe në organikën sa i përket mbrojtsëve, që nuk e ka në gjendje të mirë aktualisht”, ka thënë Canaj. /Sport Ekspres/