Në ditën e sotme është luajtur edhe java e katërt për Kategorinë e Parë, sa i përket dy grupeve A dhe B. Ajo që nuk duhet harruar është një tjetër humbje e Dinamos me Egnatian, për t’u shkatërruar në transfertë me rezultatin 4-1. Pas kësaj humbje, klubi kryeqytetas që kishte si objektiv ngjitjen në Superiore, ka grumbulluar 1 pikë në 4 takimet e luajtura.
Ndërkohë nga ana tjetër, në grupin B, Elbasani ka fituar falë golit të Baro ndaj Orikut, për të marrë edhe tre pikët e para për këtë sezon. /Sport Ekspres/
GRUPI A
Kastrioti – Tërbuni 0-0
Besëlidhja – Veleçiku 1-0
22′ Hajdari
Erzeni – Burreli 4-0
46′ Çutra, 61′ Kabral, 73′ Rezi, 79′ Alimadhinirvane
Korabi – Shkumbini 2-1
25′ Skuka, 65′ Reçi / 82′ Mustafaj
Egnatia – Dinamo 4-1
25′ Dimo, 30′ Lajthia, 55′ Da Kosta, 71′ Gjoka / 81′ Ismailaj
GRUPI B
Oriku-Elbasani 0-1
81′ Baro
Apolonia-Iliria 1-0
86′ Branica
Besa-Turbina 2-1
16′ Cara 47′ Onuh / 32′ Roshi
Pogradeci-Shënkolli 0-0