Rezultat i çmendur nga Kupa e Spanjës, ekipi i Kategorisë së Katërt shkatërron ekipin e La Liga-s të Vedat Muriqit

Një rezultat shumë befasues ka ardhur nga Copa Del Rey në Spanjë. Pontvedra e Kategorisë së Katërt ka shkatërruar Mallorca-n e La Liga-s. Një rezultat i pastër 3-0, që i dërgon vendasit më tej në fazën e 1/8-ave.

Përralla vazhdon, ndërsa ekipi i Vedat Muriqit duhet ta mbylli garën me turpërim. Pavarësisht se në pjesën e parë trajneri hodhi një formacion rezervë, në pjesën e dytë te Mallorca u bën të gjitha ndërrimet për të rikthyer ekipin e parë, por pa asnjë rezultat, Pontevedra eliminoi pak kohë një tjetër ekip të La Liga, Villareal dhe tani Mallorca. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/