Rezi: Jemi ekip për t’u pasur frikë

Ermir Rezi është njeriu i momentit te Kamza, kjo pasi goli i tij vlejti 3 pikë në transfertën e Kukësit. Ishte goli i dytë për sulmuesin, por i pari që vlente sa një fitore. Më herët i kishte shënuar kryesuesve të Skënderbeut, ndërsa tani realizon dhe ndaj kampionëve të Kukësit. 23-vjeçari këtë edicion është aktivizuar në 17 ndeshje, 12 prej të cilave i ka nisur që nga minuta e parë. I ftuar në “Rubrikën Sportive” në “RTSH”, Rezi tregoi për sezonin e Kamzës, duke u ndalur kryesisht te ndeshja me Kukësin. Nuk mund të linte jashtë vëmendjes dhe aspektin personal por dhe ndeshja e radhës me Skënderbun.

Çfarë ju tha në analizë trajneri Ndreu para ndeshjes?

Na tha që në Kukës shkojmë për të mos dalë pa pikë, jo për shëtitje. Me pak fat dhe me lojën e  mirë, dolëm me tre pikë.

Na e shpjegon pak momentin e golit?

Në Kukës kishte pak erë dhe topi ngeli lart. Unë  i vodha kohën mbrojtësit dhe shënova.

E kishit menduar këtë ecuri në fillim të sezonit?

E kishim menduar këtë ecuri. Falë drejtueseve e kanë ndërthurur skuadrën me lojtarë me eksperiencë dhe me djem të ri. Na ka shërbyer dhe jemi ekip për t’u pasur frikë. Surprizë je vetëm 2 javë jo më shumë.

Si e keni ndalur Skënderbeun?

Në dy ndeshje kemi marrë 2 barazime. Ne luajmë si me Skënderbeun dhe me Lushnjen për të mos dalë pa pikë. Për mendimin tim Skënderbeu ka shumë cilësi, e ka treguar si në Superiore ashtu dhe në Kupat e Europës. Mund të them se është dhe fati, por dhe hyzmeti që i kemi bërë ne. Uroj që të dalim me një rezultat pozitiv edhe në ndeshjen e kësaj jave.

Jeni i kënaqur personalisht me ecurinë?

Jam i kënaqur pasi i kam shënuar dhe Skënderbeut dhe Kukësi, por pres më shumë nga vetja. Më kanë pëlqyer që të dy golat përballë këtyre skuadrave.

Luani si sulmues, por ju shohim si mesfushor krahu…

Çdo lojtarë është ushtar, luan aty ku kërkon trajneri. Jam përshtatur dhe si mesfushor krahu. Më ka penalizuar për të shënuar.

Si e shihni skuadrën me ndryshimet e bëra në merkaton e janarit?

Çdo afrim rrit konkurrencën dhe vështirësinë. Çdo lojtar duhet t’i thërrasë mendjes dhe të luftojë.

Ju shqetësojnë fjalët që Kamza fitoi pa meritë?

Kukësit nuk ja humbi Enea ndeshjen. Mund të ketë gabuar për ndonjë faull për të dyja skuadrat, por besoj se gjykimi ishte i drejte.

Rasti i Gurit për penallti?

Kontakt ka, por nuk është për 11-metërsh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online