Rexhinaldo rreshton sukseset, sytë dhe nga Harallamb Qaqi

0

Sulmuesi duket sikur përshëndetet si “kurbinas”, në krahun tjetër mbrojtësit i përfundon kontrata dhe mbetet për t’u parë nëse do të bindet për të vijuar dhe në Europë si bardhezi

Jurgen Zela

 

Laçi ka bërë nj edicion për t’u admiruar, por nuk mundi që ta mbyllte me trofe, kjo pasi u mund minimalisht nga skuadra e Skënderbeut, nga një 11-metërsh shumë i diskutueshëm. Skuadra kurbinase ka marrë pushimet sot dhe për disa ditë lojtarët janë lënë të lirë. Pushimet nuk do të jenë të gjata, pasi bardhezinjtë e kanë siguruar pjesëmarrjen në Europa League, duke u renditur në vendin e katërt në kampionat. Një sukses jo i vogël, duke ditur investimin që është bërë, në krahasim me skuadra si Flamurtari apo Partizani, që u renditën më poshtë në klasifikim. Humbja në finale ka sjellë jo pak zhgënjim, për mënyrën se si shkuan gjërat, por tani duhet të mendohet për sezonin e ri, i cili fillon shumë shpejt. Një nga lojtarët më të spikatur këtë sezon ka qenë sulmuesi Rexhinaldo, i cili ka bërë mirë me golat e tij. Sulmuesi nga Mozambiku ka kaluar një edicion të suksesshëm sa i përket anën personale, por ende nuk dihet nëse do të vijojë aventura e tij si bardhezi, së paku për ndeshjet e Europa League-s. Përmes një postimi në “Instagram”, 27-vjeçari rreshton sukseset e tij para nisjes drejt familjes së tij. Duket më shumë si një përshëndetej, por sërish nuk mund të thuhet me siguri. Mbete për t’u parë nëse aventura në Shqipëri për Rexhinaldon mbyllet këtu, apo së paku do e shohim dhe për Kupat e Europës: Mami, kur erdha këtu nuk kisha asgjë. Po kthehem në shtëpi me: 21 gola të shënuar, si golashënuesi më i mirë i ekipit tim, si golashënuesi i tretë më i mirë në kampionat, me tregolëshin tim të parë të karrierës sime, i kualifikuar për Europa League, si dhe si finalist në Kupë. Ju faleminderit. Ky emër në këtë triko është i juaji dhe i imi, është i babait, i cili nuk është mes nesh, por po sheh gjithçka. Dëshirë e përjetshme baba, faleminderit”, përfundon postimi i Rexhinaldos, që ngjason më shumë me një përshëndetje largimi.

QAQI

Një tjetër lojtar që ka bërë mirë në Laç për dy sezone radhazi është dhe Harallamb Qaqi. Mbrojtësit i ka përfunduar kontrata me skuadrën e Laçit dhe mbetet për t’u parë tani nëse do të vijojë të japë kontributin e tij në skuadrën e Gentian Mezanit. Mbrojtësi kryeqytetas ka lindur në Greqi, ku dhe ka familjen. Qaqi mund të largohet drejt Greqisë edhe për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak, por gjithsesi kjo do të vendoset pasi vetë lojtari të takojë drejtuesit për të diskutuar mbi të ardhmen. Normalisht në Laç do donin që ta kishin së paku edhe për vazhdimësinë, pasi ai është një titullar fiks dhe largimi i tij do i prishte disi llogaritë. Këtë sezon Qaqi ka zhvilluar plot 29 ndeshje, duke shënuar dhe 1 gol. Për shtatlartin pati interes dhe nga skuadra e Panionios, me drejtuesit e skuadrës greke që e ndoqën në gjysmëfinalen e dytë me Kukësin.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.