Revolucioni argjentinas: ikën “garda” e vjetër, por a ka të ardhme?

“Kjo është kombëtarja më e dobët që kemi pasur që prej vitit 2002”. Shtypi argjentinas nuk ka asnjë dyshim. Argjentina e parë ndaj Francës, edhe pse shënoi tri gola, sigurisht, që do të mbahet mend për shumë çështje brenda saj…

Nga zhgënjimi i radhës i Leo Mesi (vetëm një gol në këtë Botëror, ndaj Nigerisë, në grup), që ndaj Francës, edhe pse me dy asiste, nuk ka qenë deçiziv, te kritikat ndaj trajnerit Sampaoli dhe thuajse shkarkimi i tij në mes të edicionit, për të vijuar me mosaktivizimet në sfidën e fundit, Higuain dhe Dibala mbi të gjithë, lista e lojtarëve “Rusi 2018” dhe sidomos… “presioni” i jashtëm nga Diego Armando Maradona.

E kështu, duke parë aspektin anagrafik, tashmë do të nisi spastrimi, ose më saktë, vetëdorëheqja.

Nga Maskerano, që sapo ka mbaruar ndeshja ka thënë se “nga sot, Argjentina do të ketë një tifoz më shumë, që jam unë, pasi nuk do të më shihni më me këtë fanellë”, te Lukas Bilia, kapiteni, që gjithashtu ka deklaruar se e mbyll me “Seleksionin”.

Por, nuk janë të vetmit, pasi pas katër vjetësh, në Katar, Merkado, Perez, Di Maria, Higuain, Aguero dhe Mesi do të jenë mbi 33 vjeç, pra një moshë që, duke përfshirë edhe sezonet me klubet, do të rëndojë më shumë.

Kështu, mbeten disa lojtarë interesantë si Pavon, Dibala, Lo Selso, por edhe pjekuria e Rohos dhe ndoshta rritja e Taljafikos, me Mezën që ndoshta mund të ketë përfituar përvojën e duhur.

Mesi është diskutimi më i madh, pasi i gjithë populli kërkon që ai të jetë edhe në Katar, por vetë lojtari do të marrë këtë vendim, ndoshta pasi të kalojnë disa ditë, edhe pse miq dhe shokë të tij flasin për një tërheqje…

Një mbyllje me Argjentinën si zhgënjim total…

Dhe, nëse me Barcelonën i tregoi gjithë botës kush është, me albicelesten ishte sozia më e shëmtuar e Maradonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *