Revolucion i madh te Barcelona pas turpërimit, do të shpëtojnë vetëm 6 lojtarë dhe të tjerët në shitje

Nga Klaudio Ndreca

Humbja me shifrat 8-2 nga ana e Barcelonës ndaj Bajernit nuk mund të përtypej lehtë. Për këtë arsye është mbërritur menjëherë në vendimin e parë për të shkarkuar trajnerin Setien, e konfirmuar nga vetë presidenti i katalanasëve, Bartomeu.

Por sigurisht që nuk do të mbyllet vetëm me kaq pasi te gjigandët spanjollë po flitet për një revolucion të madh. Shumëkush e ka cilësuar turpërimin ndaj Bajernit si mbyllje e një cikli dhe për këtë arsye shumë futbollistë nga organika do të largohen. Pique ishte i pari që u shpreh se do të sakrifikohej vetëm për t’i lënë vendin të rinjëve.

Ndërkohë sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle do të jenë vetëm gjashtë lojtarë ata që do të qendrojnë pa u prekur, Ter Stegen, Lenglet, De Jong, Messi, Riqui Puig dhe Ansu Fati. Gjithë pjesa tjetër e lojtarëve do të dalin në shitje dhe kjo do të ndryshojë tërësisht imazhin e këtij klubi për sezonin e ardhshëm. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *