Revolucion i madh nga Seria A! Arbitrat do të flasin në media për vendimet, do të publikohet edhe audio e tyre me dhomën e VAR

Një revolucion i madh pritet që të vijë në futbollin e Serisë A. Arbitrat do të kenë mundësinë e shpjegimit për vendimet e tyre dhe gjithashtu po flitet për të transmetuar audion e dialogëve mes arbitrit kryesor dhe dhomës VAR. Pra e gjitha kjo do të vendoset në dispozicion të publikut nëpërmjet programit “90 minuto”. Këtë e raporton Il Messaggero, duke nënvizuar se tani për tani kjo është një qasje e parë dhe se ideja është duke u testuar. Projekti në Amerikën e Jugut tashmë ka nisur, ku audio është testuar në ndeshje Libertadores-Velez.

Sigurisht që pjesa e parë dhe e rëndësishme është puna që kanë përpara arbitrat për të përmirësuar komunikimin e tyre, tani që do të dëgjohet edhe nga pjesa tejtër e njerëzve. RAI do të vendos kamerat në dhomën e VAR dhe më pas biseda do të transmetohet. Ndërkohë pjesëtarë të rëndësishëm së trupës së arbitrave do të dalin në televizion për të shpjeguar episodet e diskutueshme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *