Reus shpërthen në transmetim ndaj gazetarit: Mos eja me mentalitetin tënd të m**it

Borussia e Dortmundit është ndalur në një barazim 2-2 në ndeshjen ndaj Frankfurtit dhe ky rezultat e ka lënë të pakënaqur të gjithë ambientin përreth Dortmundit. Në një intervistë me gazetarin e “Sky”, kapiteni i ekipit, Reus ka shpërthyer me reagimin e tij, pas pyetjes që lidhej me mungesën e mentalitetit te verdhëezinjtë.

Reus ka thënë se pikërisht kjo e mërzit më tepër nga gazetarët, ky m** mentaliteti. Megjithëse më pas ka pranuar se një rezultat i tillë nuk është pozitiv, nuk e ka ndalur zemërimin duke u shfryrë mbi mediat për pjesën e kritikave mbi mentalitetin. “Kjo më mërzit më tepër nga ju, me mentalitetin tuaj të m**it, sinqerisht. Sot? A e ke seriozisht? Kemi bërë një idiotësi me rezultatin 2-2, sidoqoftë. Por mos eja te unë me mentalitetin tënd të m**it. Çdo javë i njëjti m**”, ka thënë në zemërim e sipër Reus./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online