Partizani ka vendosur që pas largimit të Ilir Dajës të gjej një trajner brenda familjes. Të kuqtë i besuan Dritan Mehmetit që të udhëheq ekipin dhe ta nxjerrë në det të qetë, pas trazirave të shumta që kanë pasur ujërat në këto kohë.
A do t’ia dali? Mbetet që të shihet! Por a është kapiteni i duhur? Patjetër që po! Në fakt, Dritan Mehmeti e kishte “hak” që t’i kthehej dashuria e madhe për klubin dhe s.ulmet që ka pasur, ndonjëherë me të padrejtë.
Të gjithë e kujtoni ndeshjen që përfundoi në barazim mes Partizanit dhe Kukësit. Asokohe, një tjetër trajner italian që vinte në Superiore si të kishte shpikur vetë futbollit, Franko Lerda, mbante Jasir Asanin në stol. Disa shpikje “të çmendura” që po sillnin rezultate negative.
Thuajse të gjithë do të qëndronin në heshtje për të mbajtur vendin e punës, por Mehmeti e tregoi se me Partizanin, e lidh më tepër se kontrata. I pari që i’u kthye Lerdës me tone të ashpra dhe iu përgjigj fizikisht, për t’i treguar vendin.
Si një fëmijë i përkëdhelur, Lerda shkoi te drejtuesit për një kërkesë të padrejtë: “Ose unë, ose Mehmeti”. Sigurisht që në atë pikë të sezonit klubi e kishte më të lehtë që të hiqte Mehmetin nga ndihmësi i Lerdës, por sërish “nuk e hodhën” në rrugë për t’i besuar ekipin e dytë.
Tanimë erdhi momenti që Dritani të bëj skuadrën e Partizanit ashtu si ai e dëshiron vetë, pa pasur udhëheqësin te koka që duhet t’i bindet, shpeshherë të huaj që nuk i njohin fare lojtarët që kanë në përbërje. Gjithçka Mehmeti e tha që në deklaratën e parë: “Me Partizanin më lidh më tepër sesa kontrata financiare. Titulli? Më lini pak kohë, është vetëm java e parë”. /Sport Ekspres/