Najdovski ka entuziazmuar tifozët me deklaratën e fundit. Mbrojtësi i Tiranës është shprehur i sigurt se bardheblutë do të kalojnë në turin e dytë të Conference League dhe se do të risjellin në shtëpi titullin kampion të Superiores, të cilin e humbën në javët e fundit me Partizanin.
“Mendoj që Dinamo Batumi ka një skuadër shumë cilësore. Dhe mendoj se është një nga dy skuadrat më të forta në Gjeorgji. Kemi respekt maksimal për kundërshtarët, por ne do të kalojmë në raundin e dytë të Conference League.
Është një përparësi e madhe për ta fakti që e kanë filluar kampionatin. Janë diku në mes të kampionatit. Por nëse i referohemi lojtarëve, unë mendoj se Tirana është shumë herë më e mirë. Jemi përgatitur shumë mirë, mendoj se nuk kemi asnjë problem në skuadër. Superliga? Ka kohë për kampionatin, por sigurisht që ne do të rikthejmë titullin në shtëpi”, tha Najdovski. /Sport Ekspres/