Nga Klaudio Ndreca
Në Kategorinë e Parë, më saktësisht në Grupin B, janë zhvilluar tre ndeshje sa i përket fazës “Play-Out”. Pra mes atyre skuadrave që diskutojnë rënien në sezonin e ardhshëm, duke pasur rrezikun e Kategorisë së Dytë shumë pranë.
Por në përballjen e sotme ishin ato skuadra që renditeshin më poshtë në pozicionin e renditjes që kanë arritur të fitojnë, duke e pasur më jetike trepikëshin e grumbulluar dhe me tepër dëshirë të treguar në fushën e lojës.
Kështu ishte Elbasani që ka arritur të mposht Devollin në shifrat 1-2, por renditet sërish në pikë të barabarta me Turbinën që nuk mund të gabonte ndaj Shënkollit duke e mposhtur 0-3. Gjithashtu edhe Iliria ia dalë kundër Orikut 2-0, për të përmbyllur takimet e Kategorisë së Parë sa i përket “Play-Out” në grupin B. /Sport Ekspres/
Iliria-Oriku 2-0 Xhymerti 20’, Doci 72’
Shënkolli-Turbina 0-3 Levendi 38’, 65’, Wanderson 90’+2’
Devolli-Elbasani 1-2 Kame 41’/ Cema 46, Nuri 56’