Renditja/ Ekipet e Superiores që kanë vlerën më të madhe në “Transfermarkt”, e para është Tirana dhe më pas vjen Partizani

Transfermarkt ka bërë një rishikim të vlerës së lojtarëve në Superiore. Kështu çmimet e tyre janë ndryshuar në bazë të performancave, ku disa janë ulur dhe të tjerëve iu është rritur vlera. Taulant Seferi po kryeson elitën e futbollit shqiptar si lojtari më i kushtueshëm me 650 mijë euro, ndërsa në vendin e dytë vjen Guindo më 500 mijë euro.

Por cili është ekipi që vlen më shumë në Superiore sipas Transfermarkt? Në vendin e parë gjendet Tirana që vlerën totale të lojtarëve e ka 6.3 milionë euro, ndërsa pas saj renditet Partizani me 5.6 milionë euro. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *