Vllaznia ka dalë e humbur ndaj Teutës, duke dështuar në shifrat 3-1 në transfertën që përmbylli javën e 22 të Superiores. Fillimisht ishin shkodranët që kaluan në avantazh me golin e Gurishtës në minutën e 17.
Por gëzimi nuk do të zgjaste shumë, pasi 5 minuta më vonë, do të vinin edhe ekuilibrat e takimit. Një skemë e bukur nga goditja e dënimit do të finalizohej nga Hoxha, që nuk mund të gabonte me portën e boshatisur. E për të vendosur në avantazh për herë të parë durrsakët, mendoi portieri i Vllaznisë, Laço.
Ky i fundit gaboi krejtësisht në dhënien e pasimit, duke ia thjeshtësuar punën durrsakëve, që gjetën golin e dytë me Todorovskin. Në minutën e 46 ishte Lorenzo Vila që dërgoi topin në rrjetë, për të përmbyllur historinë e takimit, ndërsa ekipi i Martinit shkon në vendin e 4, vetëm 2 pikë larg Partizanit. /Sport Ekspres/
Ndeshja përmbyllëse e javës së 22 në Superiore do të luhet në Durrës. Teuta po ndeshet ndaj Vllaznisë, në një takim ku do të dyja skuadrat nuk i kënaq barazimi dhe do të bëjnë gjithçka për të dalë me tre pikët.
Jonuz ia ka besuar sulmin Hristov, i cili do të ndihmohet edhe nga Zhunior. Nga ana tjetër, Martini luan në majën e sulmit me Gomes, ndërsa Vila dhe Çyrbja do t’i japin më shumë shpejtësi aksioneve për të rrezikuar portën e mbrojtur nga ana e Laços.
TEUTA: Frashëri, Hoxha, Hreliç, Kuros, Todorovski, Kallaku, Aleksi, L.Vila, E.Vila, Çyrbja, Gomes
VLLAZNIA: Laço, Gligorov, Adili, Malota, Gurishta, Lika, Hygor, Krymi, Ramadani, Zhunior, Hristov