Intervistat/ Martini e ka me tifozët: Nuk ka mbështetje të madhe, eksplozivi në Shkodër nuk është rastësi

0

Vllaznia ka dalë e humbur ndaj Teutës, duke dështuar në shifrat 3-1 në transfertën që përmbylli javën e 22 të Superiores. Fillimisht ishin shkodranët që kaluan në avantazh me golin e Gurishtës në minutën e 17, por Hoxha, Todorovski dhe Vila vendosën fitoren e durrsakëve. Më poshtë mund të gjeni edhe intervistat e protagonistëve të këtij takimi për “Supersport”:

Edi Martini (Teuta): “Jam shumë i kënaqur pasi kemi fituar ndaj Vllaznisë, që luajtën shumë mirë edhe ndaj Tiranës. Ne vinim pas presionit që ishte kur gabuam ndaj Luftëtarit. Kjo shihej edhe në fillimin e lojës që ishim shumë të avashtë, por pasi e pësuam të parin, atje u tregua edhe nervi ynë. Ndeshjet në shtëpi shihen si të lehta, por nuk ka ndonjë ndryshim me transfertën. Ne nuk e përdorim dot faktorin fushë, pasi nuk kemi ndonjë mbështetje të jashtëzakonshme nga tifozeria. Vllaznia e kishte përgatitur mirë ndeshjen dhe po na godiste me topa pas shpine. Më vjen keq për ekskplozivin dhe atë që ndodhi në Shkodër. Nuk më takon mua të flas, por nuk më duket rastësore kjo që ndodhi dhe vijnë nga administrimi i gabuar që i bëhet klubit”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.