Java e parë e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll mbrëmjen e djeshme. Dy sfidat e fundit të kësaj jave u luajtën në orën 20:00, Partizani – Vllazania dhe Skënderbeu – AF Elbasani.
Në stadiumin “Arena e Demave” supersfida e javës u fitua nga shkodranët me rezultatin minimal 1-0. Në Korçë takimi Skënderbeu – AF Elbasani përfundoi në barazim 1-1.
Po dje në orën 17:00 u zhvillua edhe ndeshja Laçi – Tirana, që përfundoi në barazim 0-0.
Të dielën u luajtën edhe dy sfidat e para të kampionatit “Abissnet Superiore”. Egnatia mundi Dinamo City-n në “Elbasan Arena” me rezultatin 2-0, ndërsa Teuta triumfoi ndaj Bylisit në “Niko Dovana” 2-1.