FIFA ka publikuar renditjen e saj mujore për kombëtaret dhe mungesa e ndeshjeve kohët e fundit ka bërë që të mos ketë lëvizje të mëdha.
Kështu, në 35 vendet e para nuk ka pasur asnjë lëvizje, në renditje dhe pikë: Gjermania kryeson, ndjekur nga Brazili, Portugalia e Argjentina.
Shqipëria mbetet në vendin e 62-të në renditjen e përgjithshme, diçka e pritshme, pasi nuk kemi luajtur ndeshje. Zbret 3 vende Kosova, tashmë në vendin e 174-t në botë.