Milani do të luajë ditën e sotme përballë Lilës, në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të Europa Ligës. Kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren për të konsoliduar vendin e parë në klasifikim në kuotën e 9 pikëve, për ta bërë më të lehtë kualifikimin në fazat finale të këtij kompeticioni. Gjithashtu do të kërkojnë të mbajnë rekordin pa humbje, që prej rikthimit nga karantina. Megjithaëë kjo sfidë do të jetë mjaft e vështirë, pasi tek kampi kuqezi po ndihet lodhja e madhe fizike.
Trajneri Stefano Pioli ka vendosur të lërë pushim dy lojtarë kryesor, Calabrian dhe Alexis Saelemaekers të cilët janë të pamundur të luajnë, përshkak të aktivizimit në çdo ndeshje. Gjithashtu edhe Ibrahimoviç nuk mund të nxjerrë 90 minuta, çka do ta detyrojë teknikun italian të vendosë në fushën e lojës lojtarë më të rinj dhe që nuk kanë luajtur shumë minuta./Elio Hajdari-Sport Ekspres/