Shqipëria ka mposhtur 5-0 San Marinon, duke treguar një uri të madhe për gola. Megjithëse shpesh herë në qendër të kritikave, statistikat flasin në favor të Edi Rejas. Sot ka siguruar fitoren më të thellë që kuqezinjtë kanë arritur në një fazë kualifikuesesh, si dhe është pranë rekordit për numrin më të madh të pikëve të grumbulluara nga Kombëtarja në grup.
14 është maksimumi i arritur, ndërsa ekipi i Rejës deri më tani numër 12 të tilla me katër ndeshje të mbetura, ndër të cilat njëra luhet kundër Andorrës. Megjithatë kritikat vijojnë në drejtim të trajnerit italian. Astrit Hafizi “nuk dorëzohet” nga idetë e tij dhe rekordet e Rejës i sheh më tepër si rrjedhojë e fatin e jo të punës së kreut të pankinës së Shqipërisë.
“Broja nuk duhet çuar më te U-21, nuk duhet të shkojë në tribunë. Këtë kërkon Broja. Stafi duhet ta shikojë me kujdes. Nuk duhet të futet lojtari vetëm në moshën 23 vjeçare, 24-vjeçare. Këtë e kemi kërkuar me kohë. Po luan në Premier League, çfarë duhet më tepër? Ne gëzoheshim me Manajn që stërvitet me Barcelonën, jo më për Brojën. Reja ka fitoret më të thella të Shqipërisë? Është me fat, jo me inat. Është me fat që ka këta lojtarë”, ka deklaruar Astrit Hafizi./Sport Ekspres/