Llogaritë/ Ja sesi Shqipëria mund të dali në vendin e dytë dhe kalon në Botëror, të kthehemi në “përbindësh” ose misioni i pamundur me Anglinë

Nga Klaudio Ndreca

Dhe ja ku nisim sërish, llogaritë! Nuk është hera e parë që duhet të fillojmë avazin nga kalkulimet matematikore për t’u njohur me mundësitë që Shqipëria të kualifikohet, por e pranojmë me kënaqësi këtë “hall” për sa kohë kemi dalë nga vitet e errëta të vendeve të parafundit, atje ku e kishim gjithmonë të qartë se kë do të linim mbrapa dhe cili ishte i gjithë grupi që do të renditej sipër nesh.

Por le të kthehemi sërish në grupin tonë. Si mund të dali Shqipëria në vendin e dytë? “Sikleti më i madh” ishte takimi i sotëm mes Polonisë dhe Anglisë. Nëse polakët do të fitonin, atëherë gjithçka do të dilte nga kontrolli për kuqezinjtë që nuk do i mjaftonte fitorja në ndeshjet direkte për vendin e dytë, por duhej të kërkonin pikë ndaj Anglisë me detyrim.

Ndërkohë varianti i parë dhe më i thjeshtë për t’u kuptuar sesi Shqipëria mbërrin në vendin e dytë, pa parë aspak rezultatet e të tjerëve, është ky: “Fitore në transfertën me Hungarinë, fitore në shtëpi ndaj Polonisë, humbje në transfertë ndaj Anglisë, fitore në shtëpi me Andorrën”. Në këtë mënyrë Shqipëria lë mbrapa Poloninë dhe Hungarinë, pavarësisht rezultateve që këto Kombëtare do të arrijnë në ndeshjet e tjera.

Por nëse Shqipëria nuk arrin që të fitojë ndaj Hungarisë, por do të mundet ose barazohet, atëherë matematikisht jemi ende të garë, por detyra është e pamundur. Në rast humbje dhe barazimi në transfertën me Hungarinë, Shqipëria është e detyruar që të fitojë të tre ndeshjet e mbetura për të kapur vendin e dytë. Pra duhet të fitojë ndaj Polonisë në shtëpi, në transfertën ndaj Anglisë dhe ta mbylli me sukses ndaj Andorrës.

Pra e gjithë rruga kalon nga një fitore e detyrueshme e Polonisë. Kjo e fundit ka një pikë më tepër se Hungaria dhe mbi të gjitha duke hequr përballjet direkte me Anglinë, ndryshe nga hungarezët që duhet të përballen edhe me “tre luanët”. Kombëtarja e drejtuar nga Rossi që erdhi nga Europiani mes bujës së madhe pasi ndali Gjermaninë dhe Francën do të shuante çdo shpresë të mundshme për kualifikim nëse Shqipëria e mund në transfertë. Rruga është shumë e vështirë, por nga ana tjetër duhet të kalohet me patjetër në këtë drejtim nëse flitet për Botërorin. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online